Kombinimi i përsosur i përvojës dhe inovacionit

Personaliteti i një çatie nuk është vetëm në formën e saj gjeometrike. Modelet, ngjyrat dhe teksturat e tjegullave ofrojnë estetikën finale. Përveç kësaj, komponentët për pjesë të veçanta të çatisë, të vendosur në mënyrë korrekte, sigurojnë një përmbyllje optimale.

Në BMI Cobert ne kemi prodhuar tjegulla të plota dhe tjegulla aksesore betoni e qeramike për dekada me radhë, me një kapacitet të lartë prodhimi, që na lejon të furnizojmë tregjet tona në mënyrë të besueshme e të shpejtë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi optimizuar proceset tona të prodhimit për të realizuar tjegulla me performancë më të lartë teknike dhe me rezultate më të mira dhe jemi aq të bindur për cilësinë e produkteve tona, saqë ne ofrojmë, në varësi të modelit, deri në 50 vjet garanci. 



Cobert